Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit të Mybus-ks.com


Me poshtë janë Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit e përgjithshme që rregullojnë qasjen dhe përdorimin nga ana juaj të kësaj faqeje ("ueb-faqes"). Nëse nuk jeni dakord me këto kushte, nuk duhet të vazhdoni më tej në këtë faqe. Nëse vazhdoni ta përdorni faqen dhe/ose shërbimet që ajo përmban, ju keni rënë dakord t’i bindeni këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit.

1. Përdorimi Faqes

Shërbimet që ofrojmë përmes kësaj faqeje janë: Përmbajtja dhe Funksionet e kësaj Faqe, që ju ofrohen gjate përdorimit nga ana juaj. Ju pranoni dhe bini dakord ta përdorni Faqen dhe Shërbimet vetëm siç përcaktohet shprehimisht në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit ose siç përcaktohet në vetë ueb-faqen. Ju bini dakord se Faqja dhe Shërbimet janë për përdorimin tuaj personal nëpërmjet një kompjuteri, “smart phone”, apo ndonjë pajisje elektronike të ngjashme. Në rast se regjistroheni në ueb-faqe duhet te vendosni të dhëna të sakta të Agjencisë ose individuale.
Ju nuk mund të:
• kopjoni, modifikoni, riformatoni, transferoni ose të vini në dispozicion Shërbimet dhe informacionin që merrni gjatë përdorimit të Shërbimeve ose qasjes në Faqe.
• ndryshoni, hiqni, ose fshihni informacionin në Faqe dhe/ose Shërbimet ose të përdorni materialet e marra gjatë përdorimit te ueb-faqes, përvec siç është përcaktuar në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit

2. Detyrimet tuaja

Ju garantoni se do të përdorni Faqen dhe Shërbimet në përputhje me këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit, siç duhet dhe në mënyre të ligjshme, dhe se ju garantoni se nuk do të kryeni (dhe se nuk do të lejoni të tjerët të kryejnë) veprimet e mëposhtme:
• të shmangni identifikimin e përdoruesit ose sigurinë e host-it, rrjetit ose llogarisë (referuar si "cracking " ose "hacking") dhe as të ndërhyni në shërbimin e një përdoruesi, “host”-uesi ose rrjeti (referuar si "sulme që pengojne shërbimin") dhe as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalëkalime identike në motorët e kërkimit për të çorientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë që ata të mendojnë se po lexojnë faqen e ligjshme të Mybus-ks.com (referuar si "vjedhje e faqes") ose të përdorni Faqen për Shërbime për të tjera të paligjshme ose të dënueshme.
• të përdorni ueb-faqen për të reklamuar, për të ofruar shitje të mallrave ose shërbimeve për qëllime komerciale pa miratimin e Union Travel Prishtina (kontratë);
Ju pranoni se shërbimet e njoftimit që mund të ofrohen nga Mybus-ks.com ("Shërbimet e Komunikimit Publik") janë komunikime drejtuar personave të regjistruar në këtë rubrikë.

3. Informacioni Juaj

Përdorimi i të dhënave tuaja personale nga ana e Mybus-ks.com bëhet në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

4. Privatësia Dhe Mbrojtja E Të Dhënave

Union Travel Prishtina SHPK mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.mybus-ks.com, Union Travel Prishtina SHPK mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve elektronike të cilët regjistrohen në sistemet e saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është opsional dhe vullnetar nga përdoruesit e faqes. Duke përdorur portalin dhe/ose duke dhënë miratimin për regjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave (klientët) japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të regjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë qasje në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 14 dhe 15 të Ligjit 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kërkesa mund të drejtohet në adresën [email protected] Union Travel Prishtina SHPK siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore/informative të ofrimit të shërbimit. Union Travel Prishtina SHPK garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Union Travel Prishtina SHPK, do të përpunohen dhe kontrollohen ekskluzivisht nga punonjësit/bashkëpunëtorët tanë. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen tek palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit. Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe rregullat e përdorimit në lidhje me politikat e privatësisë të Union Travel Prishtina SHPK.

5. Të drejtat e pronësisë

Të gjitha Markat Tregtare të përdorura në këtë faqe dhe/ose në Shërbimet janë markat e Mybus-ks.com. Ju do te përdorni në mënyrën e duhur Markat dhe nuk do t’i përdorni ato, qofshin dizajn apo fjalë (1) si pjese e markave tuaja, (2) në mënyra që shkaktojnë konfuzion; (3) për të identifikuar produkte të llojeve të tjera; ose (4) në mënyra që mund t’i sjellin dëm reputacionit të Mybus-ks.com. Ju pranoni se Shërbimet dhe Faqja ose një pjesë e tyre, mbrohen nga te drejtat e autorit, nga markat tregtare, markat e shërbimit, patenta të drejta ose ligje të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ju lejohet ta përdorni Faqen dhe Shërbimet vetëm sipas parashikimeve në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit dhe asgjë në Faqe nuk do të interpretohet si dhënie të një licence, ose si kalim ose të drejta të tjera të pronësisë intelektuale ose të drejta të tjera të pronësisë të Mybus-ks.com.

6. Kostot

Përdorimi i Faqes është pa pagesë. Sidoqoftë, Mybus-ks.com rezervon të drejtën të tarifoj momentin e lëshimit të biletave, pjesë e cila do të konfigurohet në formë krediti. Kjo do të bëhet për lehtësimin e punës suaj gjatë lëshimit të biletave. Çmimi total i porosisë ku përfshihen edhe tarifat (nëse aplikohen), duhet të paguhet menjëherë pas lidhjes së kontratës (rezervimit të biletës). Blerja mund të bëhet me para në të gatshme (“cash”) në rrjetin Union Net (Western Union).

7. Përgjegjshmëria për përmbajtjen

Ju jeni përgjegjës për marrjen e të gjitha masave përpara përdorimit të ueb-Faqes për përmbushjen e qëllimeve tuaja. Shërbimet përditësohen në mënyrë periodike dhe ju duhet të kontrolloni Faqen dhe Shërbimet rregullisht për t’u siguruar se keni informacionin më të fundit. Ueb-faqja dhe Shërbimet paraqiten në formatin që ju shikoni. Mybus-ks.com nuk merr përgjegjësi ligjore (për aq sa lejohet nga ligji) për masën e çmimeve që paraqiten gjatë kërkimit.

8. Përgjegjshmëria për përmbajtjen e palëve të treta

Faqja përmban lidhje për në adresat, faqet, produktet dhe shërbimet që përdoren nga Union Travel Prishtina. Ju bini dakord se përdorimi nga ana juaj i adresave, faqeve dhe shërbimeve gjithashtu i nënshtrohet Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit të faqeve, adresave. Këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit do të quhet se janë integruar në të gjitha Kushte dhe Rregulla të Përdorimit. Në rast të një kundërshtie, Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit që përmban faqja ose adresa, ose qe kanë produkti dhe shërbimi përkatës do të mbizotërojnë ndaj këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit. Mybus-ks.com nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e krijuar ose të publikuar nga palë të treta që gjenden në ueb-faqen ose që janë të lidhur me Faqen. Mybus-ks.com rezervon të drejtën të redaktoj, bllokoj ose heqë Shërbimet në çdo kohë nëse përmes gjykimit të saj, beson se është e nevojshme për të parandaluar shkeljen e këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit.

9. Palët Në Kontratë

Union Travel Prishtina dhe Mybus-ks.com, nuk është organizator i udhëtimeve që ofrohen në Faqe. Udhëtimet organizohen nga Agjencitë Turistike dhe Kompanitë e Udhëtimit (në tekstin e mëtejmë “Organizatori” apo “Organizatorët”) sipas Ligjeve në fuqi dhe akteve nënligjore. Organizatorët përkatëse, janë gjithashtu shitësit e biletave. Nëpërmjet blerjes së biletave, marrëdhënia kontraktuale në lidhje me udhëtimin, krijohet mes blerësit përkatës dhe Organizatorit përkatës. Në momentin e bërjes së rezervimit, Union Travel Prishtina është vetëm ndërmjetësi që siguron ofertën në emër dhe për llogari të Organizatorit përkatës, dhe proceson kontratën për biletat respektive për Organizatorin përkatës me Blerësin përkatës. Mybus-ks.com i shet biletat në emër të Organizatorit përkatës në statusin e Agjentit apo Agjentit me komision, përveç rastit kur Union Travel Prishtina është deklaruar shprehimisht si Organizatori në një rast të veçantë. Në mënyrë të veçantë Mybus-ks.com nuk mban përsipër rrezikun e falimentimit të Organizatorit përkatës. Së bashku me kërkesat për blerje biletash, blerësi e udhëzon Union Travel Prishtina për të kryer blerjen e biletave, ku përfshihet edhe dërgimi i biletave.

10. Mbyllja e Kontratës

Kontrata konsiderohet e mbyllur në momentin kur blerësi klikon mbi butonin "Konfirmo blerjen" në faqen ku bëhet blerja e biletës në fjalë. Vetëm në momentin që është bërë rezervimi i vendit dhe dërgimi i numrit të transaksionit nga Mybus-ks.com drejt blerësit, atëherë mund të quhet kontrata e lidhur mes blerësit dhe partnerit respektiv kontraktues (Organizatorit).

11. Detajet e Udhëtimit

Detajet dhe të dhënat e udhëtimit të cilat shfaqen në Faqen e Mybus-ks.com, si p.sh. vendi dhe koha e nisjes, do të vihen në dispozicion të Union Travel Prishtina nga Ogranizatorët përkatës, dhe asnjë ekzaminim nuk do t'i bëhet këtij informacioni nga ana e Union Travel Pishtina. Mybus-ks.com nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi në lidhje me saktësinë e të dhënave të ofruara. Detajet më të fundit të udhëtimeve, veçanërisht përsa i përket ditës aktuale të udhëtimit, mund të sigurohen saktësisht nga faqet zyrtare të internetit të Organizatorëve, apo edhe nëpërmjet çdo burimi tjetër të qasshëm.

12. Përjashtimi i përgjegjësisë

Mybus-ks.com do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të garantuar që ueb-faqja ose Shërbimet mirëmbahen dhe janë të disponoheshe. Ecuria e shpejtë e ueb-faqes varet nga pajisjet tuaja dhe nga shpejtësia e internetit. Mybus-ks.com përjashton në veçanti të gjitha përgjegjësitë në lidhje me humbjet e shkaktuara nga:
• përdorimi nga ana juaj i ueb-faqes ose humbja e Shërbimeve apo Përmbajtjes tuaj për shkak të vonesave, mos dërgimi, mos marrja ose ndërprerja e shërbimeve; dhe • defektet ose kostot, humbja e fitimeve, humbja e Përmbajtjes tuaj ose humbjet e tjera si pasojë e përdorimit nga ana juaj, ose paaftësia juaj në përdorimin e ueb-faqes.
Të gjitha kushtet dhe garancitë që mund të nënkuptohen ose integrohen në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit në përputhje me ligjin ose praktika, përjashtohen në këtë dokument për aq sa lejohet nga ligji.

13. Dëmshpërblimi nga ana juaj

Me anë të këtij dokumenti ju bini dakord plotësisht se do të dëmshpërbleni dhe se nuk do të bëni përgjegjës Mybus-ks.com për dhe në lidhje me pretendimet e ngritura nga një palë e trete si rezultat i përdorimit të Faqes, si dhe në lidhje me humbjet, kostot, veprimet, procedurat, pretendimet, dëmet, shpenzimet (përfshi kosto dhe shpenzime të arsyeshme ligjore) ose përgjegjësi të çfarëdo lloji të shkaktuara ose lejuara drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt nga Mybus-ks.com.

14. Ndryshimet

Mybus-ks.com rezervon të drejtën për të ndryshuar në çdo kohë Faqen dhe Shërbimet
Mybus-ks.com rezervon të drejtën për të rishikuar Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit në çdo kohë. Nëse vazhdoni të përdorni Faqen, do të merret e mirëqenë që Ju keni pranuar ndryshimet që iu janë bërë Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit.

15. Monitorimi/regjistrimi i komunikimeve

Monitorimi ose regjistrimi i thirrjeve, e-mail-eve, mesazheve ose komunikimeve të tjera bëhet në përputhje me Ligjet në fuqi.

16. Përfundimi

Mybus-ks.com mund të vendosë të pezullojë, ndryshojë ose përfundojë ofrimin e Shërbimeve dhe Faqes menjëherë dhe pa njoftim paraprak.
Mybus-ks.com mund të zgjedhe të përfundojë ofrimin e Shërbimeve ose qasjes tuaj në Faqen, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit nga ana juaj.

17. Të përgjithshme

Ligji Drejtues dhe Juridiksioni – Këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit drejtohen dhe interpretohen në përputhje me Ligjet e Republikës së Kosovës dhe mosmarrëveshjet do të gjykohen në Gjykaten Themelore në Prishtinë.
Dorëheqja - Nëse Mybus-ks.com nuk arrin të ushtrojë të drejtat ose nuk përmbush parashikimet në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit, kjo nuk do të përbejë dorëheqje nga këto të drejta.
Forca Madhore - Mybus-ks.com nuk do të mbaje përgjegjësi për shkeljen e këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit për shkaqe që janë jashtë kontrollit të saj duke përfshirë, po duke mos u kufizuar me, fatkeqësitë natyrore, motin e keq, etj.

18. Të Ndryshme

Sendet e mëposhtëm nuk mund merren me veti gjatë udhëtimeve: drogë, fishekzjarre, armë zjarri apo çfarëdo sendi i rrezikshëm. Çdo send apo pajisje e tillë do të konfiskohet. Për me tepër referoju kushteve të përgjithshme të përdorimit të Organizatorit. Në raste të caktuara, mund të ndodhë që klienti të kontrollohet përpara hyrjes në autobus. Kushdo që nuk do të pranojë dhe kundërshtojë kontrollin, mund t'i mohohet udhëtimi pa asnjë të drejtë për rimbursim të shumës së paguar.

19. Përkufizime

Përmbajtje - janë të gjitha të dhënat, informacioni, materiali dhe përmbajtja, përfshi por pa u kufizuar me mesazhe, vizatime, fotografi, software, video, muzike, tinguj dhe grafikë;
Shërbime - ka kuptimin që i është dhëne në Paragrafin 1.1;
Funksione - janë shërbimet e ofruara nga ose nëpërmjet Faqes;
Kushte dhe Rregulla të Përdorimit - është kontrata ndërmjet Mybus-ks.com dhe Juve që përmban këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit;
Marka Tregtare - është fjala ose logo "mybus", sido që të jetë e paraqitur, përfshi prezantimet e stilizuara, të gjitha logot e shoqëruara me të dhe simbolet dhe kombinimet;
Mybus-ks.com - është Union Travel Prishtina Shpk, me seli ne Prishtinë, Rruga “Rexhep Mala” nr. 18, dhe mund te referohet dhe si “ne” ose “neve” në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit;
Ju - është vizitori i Faqes, i cili hyn në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit (dhe “i juaji” do të interpretohet në këtë kuptim).